Revista e njohur e udhëtimeve vlerëson mikpritjen shqiptare

Rendit vendet më të veçanta për t’u vizituar

Në Rilindjen e Turizmit në Shqipëri, ushqimi po luan një rol qendror ndaj dhe revista CondéNastTraveler sjell një udhëzues të hollësishëm për kulinarinë e vendit. Pas një shekulli trazirash, mikpritja e Shqipërisë mbetet e pacënuar ndërsa ata që dikur ikën si refugjatë po kthehen për të zbuluar identitetin kombëtar nëpërmjet ushqimit.

Ndër restorantet e rekomanduar nga revista CondéNastTraveler është Mullixhiu i shef Bledar Kolës. Revista e përshkruan atë si një kasolle alpine, skenë të përsosur për ringjalljen minimaliste të kuzhinave të varfra të malësive të veriut që përdorin teknika të lashta fermentimi, fruta dhe bimë mjekësore. Kola u largua nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, fillimisht me skaf për në Itali, më pas në Angli. Tani ai flet me krenari jo vetëm për kuzhinën por edhe për historinë e Shqipërisë.

Revista ju rekomandon turistëve të shëtisin pranë Liqenit të Shkodrës dhe të përfshijnë në itinerarin e tyre zonën e alpeve. Në shpatin e kodrës në fshatin Fishtë, ngrihet Mrizi i Zanave. Pronarët, vëllezërit Altin dhe Anton Prenga, themeluan fondacionin Slow Food pjesërisht për të mbrojtur ushqime të rrezikojnë të zhduken si djathi mishavinë, i prodhuar vetëm nga tre familje në fshatin Kelmend.

Vëllezërit punuan në kuzhina në Itali për 11 vjet dhe u kthyen në shtëpinë ku kishin ikur si fëmijë. Ata ndërtuan një restorant tempull të prodhimeve lokale që tani mbështet më shumë se 400 familje të zonës.

Pas rënies së komunizmit në vitin 1991, për udhëtarët u hapën shtigje të reja për të zbuluar, plazhet e fundit të egër të Evropës. I gjetën në rivierën shqiptare tani po merr një tjetër zhvillim, në zonë po ndërtohet një aeroport i ri dhe po përfundon tuneli i llogarasë.Revista përveç rivierës, rekomandon Gjirokastrën e Beratin për t’u vizituar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share