Komandanti i latë i Hezbollahut Ibrahim Aqil u vra të premten gjatë bombardimeve të Izraelit në rajonet jugore të Libanit, sipas dy burimeve që folën për agjencinë Reuters.
Një prej këtyre burimeve tha se ai u vra ndërsa ishte në një takim me pjesëtarë të njësive elitë Radwan të Hezbollahut.
Shkëmbimi i sulmeve me raketa mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë rritur frikën për një luftë më të gjerë rajonale.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë thirrje për ulje të tensioneve dhe zgjidhje urgjente diplomatike./VOA