Kreu i Komunës së Sarajit dhe Sekretar i BDI-së, Blerim Bexheti nga tubimi i sotëm në Saraj, ka bërë thirrje dretj bashkëpartiakëve të tij në strukturat e partisë, që t’i bashkohen grupit të tyre, për të bërë, siç thotë ai, një BDI më të fortë.
“Respekti dhe dashnia me zorr nuk shkojnë”, tha Bexheti, përcjell Klan Macedonia.
Ai paralajmëroi vazhdimin e kësaj rruge drejt reformimit të partisë, duke u ankuar edhe në mungesë të investimeve nga shteti në komunat shqiptare.
” Të gjithë pa inate, pa hatërmbetje të punojmë për një BDI më të fortë, që siç ka bërë revolucion në legjislativ, të bëjmë revolucion edhe në investime”, tha Blerim bexheti./KlanMacedonia