Reshjet e shiut: Rriten nivelet e disa lumejve!

PËRMBYTJE NË KROACI, SITUATË E JASHTËZAKONSHME NË DISA RAJONE

Reshjet e rëmbyeshme të shiut kanë rritur nivelin e Vardarit mbi mesataren e majit në Komunën e Jegunovcës, në Shkup dhe Veles – tregojnë rezultatet e matjeve të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, njofton KlanM.

Rritje të nivelit të lumejve, sic percjell KlanM, janë shënuar edhe në qytete tjera, sikurse Treska në Makedonski Brod, Pçinja në Banjat e Katlanovës, Bregallnica në Shtip dhe në rajonin e Strumicës.

Por, reshjet e rëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa rajone të Kroacisë.

Për 8 metra ujë, është rritur lumi Kupa në Karlovac të Kroacisë. Disa qytete po përballen me përmbytje të ashpra.

Mbrëmë pas mesnate, sic percjell KlanM, është shpallur situatë e jashtëzakonshme në Karlovac, kurse situatë kritike paraqitet në Kostajnicë.

Mediat kroate njoftojnë nivelet e lumejve Korana dhe Kupa në Karlovac kanë shkuar deri në 831 centimetra.

Metereologët, sic percjell KlanM, paralajmërojnë se moti jostabil dhe me reshje të shiut do të vazhdojë deri në fund të majit, për shkak se territori ynë dhe I gjithë Ballkani janë nën ndikimin e një sistemi të fuqishëm ciklonik nga perëndimi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share