Reshjet e borës: Mobilizohen komunat – të gjithë në terren!

“RRUGËT E MAQEDONISË” – RRUGËT MAGJISTRALE DHE RAJONALE TË KALUESHME

Ndërmarja Publike “Rrugët e Maqedonisë” thotë se të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale janë të pastruara dhe të kalueshme, njofton KlanM.

Drejtori Kostadin Acevski, në Facebook, në mënyrë ironike, ka shkruar se “pas borës, drunjve të rrënuar, gomave të verës, automjeteve të rënda të transportit pa pajisje dimërore, mosrespektimi I ndalesave – para së gjithash Rrugëst e Maqedonisë ka qenë kujdestare për gjithçka!

VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, akuzoi Drejtorin e “Rrugëve të Maqedonisë” se bora sërish I ka befasuar në nëntor, duke I bërë thirrje të dorëhiqet.

“Gjysma e Maqedonisë u mbulua nga reshjet e para të borës për këtë vit, për shkak se “Rrugët e Maqedonisë”, sikurse 6 vite deri tani me LSDM-në në pushtet, as edhe në vjeshtën e vonshme dhe në dimër, nuk janë të gatshëm për të pastruar rrugët nga bora” – thonë nga VMRO.

Ndryshe, sic percjell KlanM, mbrëmë të gjitha Komunat në vend u çuan në këmbë. Me të gjitha mjetet në dispozicion është bërë pastrimi i borës.

“Shërbimet komunale për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ndodhen tashmë në terren duke realizuar pastrimin e borës në rrugët e qytetit dhe fshatrat e malësisë. Momentalisht rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme për qytetarët!” – thanë në rrjetet sociale nga Komuna e Tetovës.

“Komuna e Gostivarit, respektivisht kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë periudhës së dimrit, është në terren dhe po bën pastrimin e bores” – janë shprehur mbrëmë nga Komuna e Gostivarit.

Postime nëpër rrjetet sociale duke treguar “betejën” me pastrimin e bores, sic njofton KlanM, kanë publikuar edhe shumë Kryetarë të Komunave.

Komuna e Butelit tha se kishte thirrur Shtabin e Krizës, duke u shprehur të gatshëm për t`u përballur me pastrimin e borës.

Nga Komuna e Prilepit thanë se të gjitha rrugët janë të kalueshme kurse shërbimet kanë qenë në terren gjatë natës.

Kreu I Komunës së Manastirit, thotë se ka dalë në vendngjarje për të koordinuar aksionet e shërbimeve për të pastruar rrugët.

Nga Komuna e Çashkës njoftuan se janë përballur me sfida të shumta për të pastruar rrugët lokale që çojnë drejt fshatrave Jabollçisht i Epërm dhe i Poshtëm.

Kreu I Komunës së Shtipit ka publikuar një video nëpër rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të japin sygjerime se cilët rrugë duhet të pastrohen.

Kreu I Komunës së Gazibabës thotë se personalisht ka koordinuar punën e shtabit të Krizës dhe se në këtë Komunë nuk ka mbetur rrugë pa u pastruar.

Ndërkohë nga Ndërmarrja Publike për mirëmbajtje të Rrugëve magjistrale dhe rajonale, sic njofton KlanM, kanë njoftuar se që nga mëngjesi është hequr ndalesa për automjete të rënda transporti në rrugën Gostiar – Strazhë – Kërçovë si dhe për rrugën Kriva Pallankë – Vendkalimi kufitar Deve Bair. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share