Dhoma e përfaqësuesve miraton projektligjin, Biden vendos veton
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një paketë ndihme ushtarake prej gati 14.5 miliardë Dollarësh për Izraelin, një mbështetje e fuqishme amerikane ndaj luftës me Hamasin, por edhe një qasje partiake nga kryetari i ri Mike Johnson, e cila përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për demokratët dhe Presidentin Joe Biden.
Paketa e miratuar kërkon që ndihma urgjente të kompensohet përmes shkurtimit të shpenzimeve qeveritare diku tjetër.
Presidenti Biden ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit, i cili u miratua me 226 vota pro dhe 196 kundër, me 12 demokratë që iu bashkuan shumicës republikane. Dy republikanë votuan kundër.
Shifra në projektligjin e miratuar nga republikanët është e ngjashme me shumën që ka kërkuar zoti Biden, por Shtëpia e Bardhë tha se mospërfshirja e ndihmës humanitare për Gazën është “një gabim i rëndë” ndërsa kriza thellohet.
Klan News