Nga Praga Shaban Sinani
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, sot shënon 30 vjetorin nga ndeshja e parë ndërkombëtare pas pavarësisë. Qyteti i Kranj-it dhe Sllovenia do të mbeten përgjithmonë të shkruara thellë në analet e futbollit të Maqedonisë si fillimi i ëndrrës ndërkombëtare në futboll. Më 13 tetor 1993, përfaqësuesja e Maqedonisë së veriut që drejtohej nga seleksionuesi i parë Andon Donçevski luajti ndeshjen e parë zyrtare në Slloveni të njohur nga FIFA dhe UEFA dhe shënoi fitore të thellë ndaj Sllovenisë 4-1.
Në ndeshjen e pare të reprezentacionit i pranishëm ka qenë edhe fotoreporteri i njohur Robert Spasovski i cili pikërisht në këtë ditë krahas jubileut 30 vite nga ndeshja e pare reprezentacionit feston edhe ditëlindjen e tij. Për Klan Maqedoni, nga Praga e Çekisë ku jemi në pritje të ndeshjes kualifikuese Ukrainë – Maqedoni e Veriut ai ekskluzivisht për Televizionin Klan Maqedoni, deklaroi:.
“Më duket si dje, dhe në të njëjtën kohë, duket sikur ka kaluar një përjetësi. Ka një datë që nuk harrohet dhe zgjat shumë! 13.10. 1993 Kanë kaluar saktësisht 30 vjet nga ndeshja e parë zyrtare e Kombëtares së Maqedonisë në futboll, gjenerata të tëra presidentësh, seleksionues dhe futbollistë e morën këtë rrugë, jam krenar që pata mundësinë, privilegjin, kënaqësinë, lumturinë… të jem i tillë. të dy fotoreporterëve që raportuan nga kjo ndeshje historike futbolli” tha ai.
Maqedonia e Veriut nesër (e shtunë) zhvillon ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 kundër Ukrainës. /KlanMacedonia/