“Reporterët pa kufij”: RMV-ja me media më të lira në rajon!

PROGRESI FALË PROKURORIT SPECIAL DHE NDRYSHIMEVE LIGJORE PËR MBROJTJE TË GAZETARËVE

Maqedonia e Veriut ka mediat më të lira në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – thuhet në Raportin më të ri të organizatës “Reporterët pa kufij”. Pavarësisht kësaj, në këtë raport thuhet se krahas progresit prej 19 vendeve, gazetarët në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të përballen me shumë probleme, duke llogaritur edhe presionet politike, njofton KlanM.

Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e 38-të, në klasifikimin për vitin 2023, rangim që përfshinë 180 vende të botës dhe sic njofton KlanM, renditet para vendeve si Italia, Kroacia, SHBA, Sllovenia, Polonia, Japonia, Bullgari dhe Greqia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“REPORTERËT PA KUFIJ PËR BE/BALLKAN”

“Krahas progresit, gazetarët në RMV edhe më tej përballen me financim jotransparent dhe jostabil, me konflikte interesash, presione politike, fushata shpifjesh dhe maltretimesh nëpër rrjetet sociale. RMV-ja mbetet në gjysmën e dytë të vendeve BE/Ballkan, por ka potencial të madh për ndryshime, sikurse Mali i Zi dhe Kosova” 

Progresi në rangim, sipas Pavol Salaj – Shef i Zyrës së “Reporterëve pa kufij për BE/Ballkan”, sic njofton KlanM, është bërë për shkak se kohë më parë janë ndërmarrë masa sistematike për të ngritur sigurinë dhe vlerësimin juridik përkundër sulmeve të vazhdueshme ndaj gazetarëve si dhe me hyrjen në fuqi të të ndryshimeve ligjore për mbrojtje të gazetarëve dhe emërimit të Prokurorit Special në Shkup që do të veprojë në rastet ndaj gazetarëve.

Nga vendet e rajonit, Serbia është vendi I vetëm që ka përkeqësuar pozitën – rangohet në vendin e 91-të. Në raport thuhet se mediat proqeveritare të Serbisë, përhapin propagandë ruse.

Nga vendet tjera, sic percjell KlanM, Shqipëria është e 96-ta, Bosnja e Hercegovina në pozitën e 64, Kosova e 56-ta, Mali i Zi në vendin e 39, Kroacia në vendin e 42.

Vendin e parë në listë e ka Norvegjia, para Irlandës, Danimarkës, Suedisë dhe Finlandës. Në fund të listës janë Koreja e Veriut, Kina dhe Vietnami. /Klanmacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share