Rënie e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,77% në raport me vendimin e datës 14.11.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,887 %, te nafta për 2,869 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,857 % dhe te mazuti ulja është 2,291 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 1,485%.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 den/l.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,567 den/kg dhe tani do të jetë 47,622 den/kg. Nga data 17.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 91,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 93,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 88,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,622 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 17.11.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share