Rekorde temperaturash mbi 50 gradë në SHBA dhe Kinë

I nxehti përvëlues mbërthen gjithë Hemisferën Veriore

I nxehti ekstrem ka futur nën kthetra gjithë hemisferën veriore dhe duket se po rishkruan historinë e rekordeve.

Akoma më të frikshme janë shifrat në të ashtuquajturit “Male Flakëruese” në shkretëtirën e rajonit veriperëndimor të Shinçianit. Termometri i vendosur në parkun kombëtar arriti në një moment në  82.3 gradë celcius, por që në të vërtetë konsiderohet si temperatura e një pike të vetme në mes të diellit dhe jo e gjithë zonës. Zyrtarisht, autoritetet kineze kanë regjistruar si rekord në këtë zonë temperaturën 52.2 gradë celcius.

I nxehti me temperatura mbi 40 gradë vijon të mbajë të mbërthyer prej më shumë se një jave, jugun e Europës. Temperatura të këtyre niveleve po shkojnë drejt veriut, ku këtë të Hënë e mbërritën deri në Rumani.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share