Rekomandimet e misionit vlerësues të BE-së! Filkov akuzon Llogën për marrje të dokumenteve

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov akuzon paraardhësin e tij Krenar Llogën se me vete ka marr edhe Dokumentin klasifikuar për rekomandimet e Misionit vlerësues të BE-së për të njejtin thotë se do të kërkohet përgjegjësi.

Ka reaguar në FB ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga I cili përgënjeshtron pohimet e ministrit Fillkov.

Dokumenti i shumëpërmendur për rekomandimet e Misionit vlerësues të BE-së nuk gjendet në Ministri, kështu u shpreh para mediave Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov ai u ankua se dikasterin që ai drejton e gjeti të shkatërruar. Sipas tij, një kabinet me dokumente është zbrazur plotësisht dhe në vend të tij ka gjetur 200 copë bluza, çadra dhe gota për të cilat nuk janë paguar faturat.

IGOR FILKOV- MINISTËR I DREJTËSISË

Ajo është një pyetje e mirë por  është për paraardhësin tim, çfarë ka bërë ku i ka dërguar dokumentat. Procedura është në rrjedhë e sipër do të kërkojmë përgjegjësi për këtë do të ketë preskonferencë të posaçme, në interes të kohës do të vazhdojmë më tej  kur të konstatohet gjithçka që mungon gjithçka që është marrë ku është dërgua, përgjegjësi do të jep dikush tjetër.

Ka reaguar në FB ish ministri I drejtësisë Krenar Lloga i cili përgënjeshtron pohimet e ministrit Fillkov.

Letra nga Misioni i Vlerësimit të BE-së është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq, kryetari i Këshhillit Gjyqësor Sashko Georgiev dhe të tjerë. Një pjesë e letrës ishte për publikun, ndërsa pjesa tjetër e klasifikuar vetëm për ministrin. Ajo letër është arkivuar nga një punonjës i ministrisë që merret me materiale konfidenciale, por normalisht, znj. Radica nuk mund ta marrë të njëjtën pa një certifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e misionit, është ndarë edhe me grupin e punës, përkatësisht me kryetarin akademik Vlado Kambovski.

Për të gjitha këto pretendime, si dhe për 100-ditëshin e ministrit Filkov, ish ministri Lloga ka paralajmëruar se do të mbaj një paraqitje publike dhe breefing me gazetarët. Ai e ka sfiduar ministrin Filkov në një debat publik, qoftë ballë për ballë, ose me pjesëmarrjen e znj. Radica shefen e kabinetit te tij. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share