MICKOSKI: NUK DO T`I BOJKOTOJMË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE, DO TË FITOJMË BINDSHËM
Kreu I opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, gjatë një prononcimi për mediat, nuk ka kursyer kritikat në adresë të Presidentit Stevo Pendarovski. Në qendër të vëmendjes së kritikave ka qenë rejtingu i Presidentit.
“Kur bëhet fjalë për Stevo Pendarovskin, teoritikisht, të gjitha partitë të bashkohen dhe ta mbështesin, në pikëpyetje është nëse do të votojnë më shumë se 100.000. Mendoj se në ndërtesën ku jeton, nëse kandidohet për kryetar të këshillit banesor, vështirë se do të fitojë më shumë se dy vota” – tha Mickoski.
Hristijan Mickoski është politikani i fundit në Maqedoni që duhet të shprehet për rejtingun personal – reagojnë nga kabineti presidencial.
Sipas Presidentit Pendarovski, edhe pas pesë viteve si Kryetar I VMRO-DPMNE-së, Mickoski ka rejting dyfish më të ulët se Nikola Gruevski.
“Në historinë politike maqedonase, kryetarët e partive më të mëdha politike gjithmonë kanë pasur rejting dyfish më të lartë personal nga partitë që kanë udhëhequr. Mickoski është i vetmi përjashtim për shkak se ka 50% rejting më të ulët se partia e tij. Treguesi më i saktë për rejtingun personal të Mickoskit është anketa e fundit e fondacionit IRI, ku Presidenti Pendarovski ka besimin më të lartë, kurse Mickoski nuk gjendet as edhe në pesë të parët në listë” – thonë nga kabineti presiedencial.
VMRO-DPMNE nuk do t`i bojkotojë zgjedhjet presidenciale, do të fitojë bindshëm dhe jemi gati për të gjitha skenaret – ka deklaruar Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke potencuar se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati I VMRO-DPMNE-së, do të ketë epërsi prej 100.000 votave kundrejt kandidatit të LSDM-së. /KlanMacedonia/