Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Sot në orët e hershme të mëngjesit, 74 kilometra në jug-lindje të Shkupit, gjegjësisht në rrethinën e Shtipit është regjistruar një tërmet në me magnitudë 2.3sipas shkallë Rihter.

“Tërmeti ka ndodhur në orën 04:22, dhe ka qenë me magnitudë 2.3 shkallë Rihter. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometra”, njoftojnë nga Enti Sizmologjik.

Në dy javët e fundit kjo është hera e pestë që është ndjerë tërmet në rrethinën e Shtipit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share