Regjistrohen 815 raste të reja me Kovid-19 në RMV

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit janë realizuar  1.814  testime për Kovid 19 nga ku janë diagnostifikuar 815  raste të reja prej të cilëve  158 janë riinfektime.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar   1.252 pacientë, ndërsa jetën e kanë humbur dy pacientë në kushte spitalore dhe në bazë të regjistrit për të vdekur dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit..

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.120.452 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshshëm i të diagnostifikuarve në vend shënon   328.995,, numri i pacientëve të shëruar është  315.083, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është   9.377, numri i rasteve aktive në vend shënon 4.535./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share