Regjistrohen 65 raste të reja me virus

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 65 raste të reja Covid-19, nga 1.090 testime të bëra. Janë regjistruar 78 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sipas sisemit “Termini im”, janë raportuar 3 viktima me diagnozë Covid-19. Vdekjet janë regjistruar me datë 24.05 – 07.06.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.538, numri i të shëruarve është 302.807, numri i të vdekurve është 9.316 dhe numri i rasteve aktive është 415.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share