Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 163 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 10 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 11 gjoba për përdorim të telefonit, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 4 për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 3 për makina të paregjistruara dhe 4 gjoba të tjera për makina të transportit publik, teknikisht të parregullta.