Regjistrohen 141 raste të reja me virus në RMV

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 866 teste, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me COVID-19.

Janë regjistruar 84 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara është regjistruar një viktimë nga Shkupi (84).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 341.889, numri i të shëruarve është 331.679, numri i të vdekurve është 9.516, ndërsa numri i rasteve aktive është 694.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share