Drejt përfundimit të shkollës fillore për një kapitull krejtësisht të ri, semimaturantët tani më janë drejtuar për të vendosur për të ardhmen e tyre.
Ditët e Hapura të Shkollave të Mesme paraqesin mundësi të mirë që nxënësit të njihen me ofertat dhe programet e shkollave të mesme.
“Në drejtimin e përgjithshëm, Matematik e përgjithëshme. Më shumë mund të them se më pëlqen jo vetëm matematika por ka edhe drejtime tjera me biznes”.
“Të gjitha shkollat e mesme janë të mira por mjeksia më pëlqen sepse edhe më shkon edhe e dua mjekësin që të vazhdojë”, tha një semi maturante.
Nuk mungonin edhe ato të cilit pas përfundimit të shkollimit synimet e tyre t`i vazhdojnë jashtë vendit, e Gjermania mbetet opsioni i tyre.
“Besoj do të shkoj në shkollen e tekstilit, do shohë për grafik dizajnë, do vazhdoj edhe me fakultet edhe do gjejë punë. Kam planë për në Gjermani të shkojë”, tha një semi maturant.
Kujtojmë që paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të fillojë në qershor. Regjistrimi i parë elektoronik do të bëhet nga data 20 qershor deri 25 qershor 2024, ndërsa dorëzimi i dokumenteve të nevojshme në shkolla bëhet me datat 20, 21, dhe 24 qershor.
Regjistrimi i dytë elektronik do të bëhet në datat 1 dhe 2 korrik, po në të njejtat data do të bëhet edhe dorëzmi i dokumenteve të nevojëshme në shkolla./tvklan.mk