Regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi/ Shqiptarët kërcënojnë me bojkot të procesit

Në takimin e përfaqësuesve të shqiptarëve në Malin e Zi u ra dakort që regjistrimi i popullsisë të shtyhej. Ata deklaruan se u dërguan një ftesë të veçantë “shqiptarëve që janë përkohësisht jashtë vendit dhe kanë nënshtetësi malazeze, që menjëherë të përfshihen dhe të rregjistrohen.

Sipas tyre rezultati i regjistrimit të popullsisë është i rëndësisë jetike dhe se interesi kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi do të varet drejtpërdrejt prej tij. Ata ftuan emigrantët që të deklarojnë me krenari identitetin e tyre kombëtar dhe gjuhësor. Regjistrimi i popullsisë duhet të mbahet nga 1 deri më 15 Nëntor.

Ata që mungojnë përkohësisht gjatë periudhës së regjistrimit mund të regjistrohen nga një anëtar i familjes dhe informacioni i kërkuar mund të sigurohet për ta. Regjistrimi fillimisht ishte menduar të bëhej në vitin 2021, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, ndërsa nuk u mbajt në vitin 2022 për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive në pushtet në atë kohë.

Një shtyrje e tretë e mundshme do të ishte problematike sepse do të krijonte një diferencë të madhe kohore në krahasim me regjistrimin e mëparshëm dhe ruajtja e tij është gjithashtu një detyrim nga negociatat e anëtarësimit me BE-në.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share