Kosova në vitin 2024 ka regjistruar 1.586.659 banorë rezidentë. Këto janë të dhënat paraprake të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Krahasuar me vitin 2011 Kosova ka 153 166 banorë më pak.
Mbi 1 milion e gjysmë banorë del ti ketë Kosova sipas të dhënave preliminare të regjistrimit të popullsisë të Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Krahasuar me vitin 2011 del të ketë një tkurrje të popullsisë për 8%.
Deri më tani janë regjistruar edhe 600 mijë banorë jorezidentë.
Kryeministri Albin Kurti tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti.
“Lëvdata për ASK-në, që ka zbatuar standarde ndërkombëtare. OKB do të vazhdoj që të investojë në këtë drejtim.
Nga 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje ku prin Fushë Kosova ndërsa 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.
Krahasuar me vitin 2011 mosha mesatare është rritur për 4 vjet.
Sa i përket regjistrimit të komunitetit serb, ASK tha se procesi u bojkotua në masë të madhe në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Resultatet përfundimtare të procesit do të publikohen ne dhjetor të këtij viti.