Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se për shkak të realizimit të manifestimeve të planifikuara në Shkup me rastin e shënimit të festës së Ilindenit, sot në territorin e qytetit të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.
“Regjimi i posaçëm i qarkullimit do të vendoset duke filluar nga ora 07:30 ku gjatë komunikacionit do të mbyllen një pjesë e rrugëve ’11 Tetori’ dhe ‘Dimitrija Çupovski’, edhe atë në udhëkryqin e bulevardit ‘Koço Racin’ deri në udhëkryqin e rrugës ‘Vasil Gllavinov’, ndërsa komunikacioni do të riorientohet përgjatë rrugëve përreth”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme .
Sektori për Punë të Brendshme- Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë urdhrat që japin nëpunësit policor ku do të zhvillohet aktiviteti me qëllim të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.