Refuzohet propozimi për prezantim publik të kandidatëve për gjykatës kushtetues

E MAJTA DORËZOI PROPOZIM LIGJ TË RI PËR GJYKATËS KUSHTETUES

Pas dorëzimit të propozimeve nga ana e partive politike, sot u gjend në rend dite në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, pika për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. Partitë kanë propozuar nëntë kandidatë – tre kandidatë të propozuar nga shumica parlamentare dhe gjashtë nga opozita, ndërsa komisioni duhet të zgjedh tre prej tyre, raporton KlanMacedonia.

Në fillim në seancës së sotme të komisionit, VMRO – DPMNE kërkoi që, kandidatët për gjykatës kushtetues të ftohen në seancë, të prezantohen dhe t’u parashtrohen pyetje. Ky propozim nuk u mbështet nga deputetët e pushtetit dhe me këtë, propozimi nuk u miratua në komision.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk kërkojmë të thirren këtu dhe t’u bëjmë ndonjë intervistë, por vetëm kërkojmë të mundësohet të vijnë dhe çdonjëri të prezantohet nga 20 minuta për atë se kush është, ku ka mësuar, çfarë ka punuar, cilat janë planet e tij, ambiciet dhe kapaciteti të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka arsye të fshihet pas biografisë ndonjëri prej kandidatëve, ndërsa të mos ftohet të prezantohet personalisht para komisionit dhe para opinionit në emër të së cilit nesër do të miratojë vendime për të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk shoh pse do të fshihej nëse nuk ka diçka që ne nuk e dimë” – tha Milloshoski, VMRO.

Kryetarja e komisionit, Maria Georgievska tha se, nuk ka detyrim procedural që të thirren kandidatët e propozuar të prezantohen para deputetëve dhe se deri më tani nuk ka pasur praktikë të tillë. Ndërkohë, para fillimit të seancës, LSDM ka kritikuar propozimet e opozitës për gjykatës kushtetues, duke akuzuar se VMRO – DPMNE nuk heq dorë nga instalacionet partiake në gjyqësor.

“Savo Klimovski ishte njëri ndër folësit në protestat para 27 prillit kur i nxiste qytetarët t’i kundërshtohen ndërrimit të pushtetit. Djali i tij, Aleksandar Klimovski gjithashtu mbrojtës i regjimit, sot është bashkëpunëtor strategjik i Hristijan Mickoski. Më tej, VMRO – DPMNE e propozon Rodna Zhivkovskën, e ëma e Ivan Zhivkovskit, ish lider i zgjedhur partiak i studentëve, sot kryetari i Këshillit të Komunës së Kisela Vodës nga radhët e VMRO – DPMNE-së” – Fanica Nikolloska, LSDM

Nga ana tjetër, partia E majta ka dorëzuar sot një propozim ligj për gjykatës lushtetues, përmes së cilit kërkohet mes tjerash që, për gjykatës kushtetues të zgjedhën persona të cilët nuk kanë kryer funksion politik shtatë vite para zgjedhjes.

“Parashohim që, kryetari të mos mund të propozojë asnjë jurist tjetër përpos profesor universitar, ish avokat të popullit apo zëvendës të tij, ish prokuror publik shtetëror apo avokat me përvojë 20 vjeçare në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Nga ana e këshillit gjyqësor, të mos mund të propozohen gjykatës themelorë dhe të apelit, përkatësisht vetëm gjykatës suprem dhe gjykatës që kanë gjykuar në gjyqësorin ndërkombëtar” – tha Apasiev.

Deputetët nga pushteti për gjykatës kushtetues kanë propozuar prokurorin publik republikan, Lubomir Joveski, gjykatësin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender dhe Tanja Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislaturë civile. Ndërsa, VMRO-DPMNE ka propozuar profesorët universitarë Savo Klimovski dhe Rodna Zhivkovska, gjykatësin në pension, Branko Sekullovski, prokurorin Todor Vitlarov, gjykatësen nga Gjykata administrative, Vesna Jovanovska dhe Vojisllav Dimovski, prokuror publik nga Prokuroria themelore publike në Ohër. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share