Refuzimi i Kurtit? – Rama: Ta trajtojmë mes shqiptarësh

I pyetur për “refuzimin” e Albin Kurtit për t’u takuar me të, kryeministri Edi Rama kërkoi nga gazetarët që këtë çështje ta lënë ta trajtojnë mes shqiptarësh, përcjell KlanM. Rama përmendi edhe Kanunin duke i drejtuar mesazh Albin Kurtit.

“Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh, në Kosovë kur të shkoj. Unë kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin, që kur të vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar që ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalën”, u përgjigj shkurt kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share