Vendimet politike, jo transparenca, procedurat jo cilësore gjyqësore, drejtësi e gjunjëzuar, urgjentisht të bëhen reforma nëse duam të shkojmë përpara dhe të integrohemi në BE, ishin verejtjet që u debatuan sot lidhur me besimin në gjyqësor.
OSBE paralajmëron se viteve të fundit besimi i qytetarëve në gjyqësor ka rënë dukshëm, duke bërë thirrje që të ndërtohet një sistem i bazuar në njohuri, merita dhe integritet.
Përfaqësues të OSBE-së vlerësojnë se zhvillimet e fundit në gjyqësor kanë qenë sfidë për gjykatësit.
“Zhvillimet e fundit kanë qenë sfida të rëndësishme për gjyqësorin. Vendimet tejet të politizuara në fushën e sundimit të ligjit, mungesa e transparencës dhe cilësisë kanë tronditur besimin e publikut tek gjyqësori. Patjetër të përpiqemi që të kthejmë besimin. Temat e sistemit të meritës dhe në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe mekanizmat e shqyrtimit ligjor na çojnë në atë drejtim pa dështuar”, tha Suzana Penska.
Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve Xhemil Saiti bëri thirrje që të merren parasysh rekomandimet dhe raportet ndërkombëtare për të arritur reformat e nevojshme.
“Gjyqësori po përballet me shumë sfida, ai mban barrën e shumë ngjarjeve gjyqësore dhe politike. Duhet të merren parasyshë raportet të cilat japin vlerësime pozitive dhe negative dhe të zbatohen reformat. OSBE, BE, SHBA vazhdimisht na kanë mbështetur në rrugën drejtë BE-së”, tha Xhemil Saiti.
Përndryshe, raporti i fundit i Komisionit Evropian ishte një goditje e rëndë, veçanërisht për sistemin e drejtësisë në vend.
Në raport, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut në fushën e gjyqësorit dhe sundimit të ligjit lente shumë për të dëshiruar./tvklan.mk