Reforma në drejtësi, mijëra njerëz protestojnë në Tel Aviv

Protestuesit e shohin reformën një sulm ndaj demokracisë

Dhjetëra mijëra njerëz  dolën edhe njëherë tjetër në rrugët e Tel Avivit mbrëmjen e së shtunës për të kundërshtuar reformën në drejtësi të propozuar nga qeveria.

Me reformën në drejtësi, qeveria po shkakton një përçarje të thellë në shoqëri, duke dëmtuar ekonominë dhe sigurinë e Izraelit ”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga organizatorët e protestës.

Protestuesit thonë se me këtë reformë  rrezikohet parimi i kontrollit e balancës mes pushteteve. Por qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pretendon se ndryshimet janë në të mirë të qytetarëve.

Për opozitën, kjo është kriza më e madhe në historinë e Izraelit.

Përveç kërcënimit të pavarësisë së gjyqtarëve dhe dobësimit të mbikëqyrjes së qeverisë dhe parlamentit, kritikët thonë se reforma do të minojë të drejtat e pakicave dhe do të ketë më shumë korrupsion.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share