Reese Witherspoon divorcohet pas 12 vitesh

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Jim Toth në një deklaratë zbuluan se kanë marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës

Aktorja dhe producentja fituese e çmimeve “Oscar”, Reese Witherspoon dhe bashkëshorti i saj Jim Toth kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre.

“Ne kemi shijuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku . Kemi një lajm personal për të ndarë… Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar,” tha çifti në një deklaratë të përbashkët të postuar në llogarinë e Witherspoon në Instagram.

Dyshja u martuan në Mars 2011 në fermën e Witherspoon në Ojai, Kaliforni, në veriperëndim të Los Anxhelosit. Në Shtator 2012, çifti mirëpriti djalin e parë të quajtur Tennessee James.

“Prioriteti ynë më i madh është djali jonë tanë ndërsa ne kalojmë në këtë kapitull tjetër,” u shpreh Reese Ëitherspoon.

Aktorja ka dy fëmijë më të mëdhenj vajzën Ava dhe djalin Deacon me burrin e parë Ryan Phillippe. Çifti u divorcua në vitin 2007. Witherspoon fitoi një Oscar për aktoren më të mirë për punën e saj në filmin e muzikës country të vitit 2005 “Walk the Line”. Ajo gjithashtu ka prodhuar disa filma dhe shfaqje televizive duke përfshirë “Big Little Lies” dhe “The Morning Show”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share