Real një hap larg Bellingham

Galaktikët dhe talenti anglez pranë akordit, 19-vjeçari do të firmosë deri në Verën e 2029

Real Madridi është shumë afër transferimit të mesfushorit të Borussia Dortmund dhe Anglisë, Jude Bellingham.

Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, “Los Blankos” kanë punuar me intensitet në muajt e fundit dhe akordi është shumë pranë.

Nga 30 Qershori, Bellingam do të bëhet madrilen e do të firmosë deri në 2029. Pritet që spanjollët të paguajnë 120 milionë Euro për kartonin e tij te Borusia Dortmund.

Te “galaktikët” ka nisur një periudhë tranzicioni në mesfushë, ku elementët bazë kanë qenë Luka Modriç dhe Toni Kros.

Intersim për anglezin kishte edhe Mançester Siti, por “galaktikët” janë përpara në bisedime.

Bellingham u bë pjesë e Dortmund në vitin 2020 dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha me performancën etij.

Anglezi pritet që të formojë një mesfushë të frikshme me të rinjtë e tejtër të talentuar, Eduardo Camavinga, Aurelien Çuameni dhe Federico Valverde.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share