Real Madridi dhe Atalanta për trofeun e parë të sezonit të ri!

SUPERKUPA EVROPIANE

Sonte në stadiumin “Narodovy” të Varshavës në Poloni me fillim në orën 21:00, do të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Evropës në futboll, ku do të përballen Real Madridi dhe Atalanta.

Në Varshavë të Polonisë, Real Madridi dhe Atalanta do të kërkojnë trofeun e parë për sezonin e ri futbollistik 2024/2025. Për këtë ndeshje trajneri i “mbretërve” Carlo Ancelotti nuk mund të llogarit në mesfushorin francez Eduardo Camavinga, ndërsa do të mungon edhe David Alaba, por në formacion pritet të jetë Kilian Mbappe.

“Do të zbresim në fushë me dëshirën dhe entuziazmin e duhur. Do të jetë një sezon shumë sfidues, por mund të jetë i suksesshëm. Ne duam ta fillojmë mirë, e shoh ekipin në formë. Kemi pasur kohë për të stërviten dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar” –  tha Anceloti.

Fituesi I Ligës Europa për sezonin e kaluar, Atalanta, përballet me shumë mungesa, por në ekip pritet të jetë kapiteni Berat Gjimshiti.

“Nuk është e lehtë kur luan çdo tre ditë për tre muaj dhe duhet të performosh gjithmonë në maksimum. Kemi luajtur shumë ndeshje, në një mënyrë pozitive, por ende kemi keqardhje për lojën tonë kundër Juventusit, e cila nuk ishte një nga paraqitjet tona më të mira. Por tani ka një lojë tjetër, një tjetër finale, një tjetër trofe.” – tha Gasperini.

Kujtojmë se skuadra mbretërore Real Madrid deri më tani është pesë herë fituese e këtij trofeu presigjioz dhe ate në 2002, 2014, 2016, 2017 dhe 2022. Ndërkaq Atalanta për here të parë luan në një finale të Superkupës Europiane. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share