Real Madridi e ka siguruar biletën drejt finales së Kupës së Botës për klube pasi sonte pas 90 minutave lojë në në stadiumin “Moulay Abdallah” mundi ekipin Al Ahlyt me rezultatin e thellë 4-1
Autor të golave ishin Vinicius Junior (minuta e 42’), Federico Valverde (minuta e 46’), Rodrygo (minuta e 90+2’) dhe Sergio Arribas (minuta e 90+8’).
Ndërkaq, golin e nderit për egjiptianët e shënoi Ali Maaloul nga penalltia në minutën e 65’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, Reali u kualifikua në finale të Kupës së botës pë klube ku do të përballet me skuadrën e Al Hilalit.