Real Madrid e pëson nga VAR

Madrilenëve u janë anuluar 21 gola që prej 2019

Sistemi i Video Arbitrit u vu në funskion 4 sezone më parë në futboll. U tha se do të kishte më shumë drejtësi mirëpo ka sjellë edhe pakënaqësi, vonesa në lojë, nganjëherë edhe vendime të gabuara. Me apo pa të drejtë VAR ka anuluar edhe shumë gola.

Në Spanjë statistikat janë të sakta. Real Madrid është skuadra më e dëmtuar në këtë drejtim. Goli i anuluar Rudiger për faul në zonë ishte ai numër 21 që nga sezoni 2018 –19, kohë kur në Spanjë nisi aplikimi i VAR.

Pas Real Madridit është Sevilla me 14 gola të anuluar. Pasohet nga Valencia me 13 dhe me 10 janë Atletico de Madrid, Barcelona, ​​Getafe, Valladolid dhe Real Sociedad.

I aplikuar edhe në Shqipëri në përgjithësi sistemi VAR ka korrigjuar gabimet e quajtura njerëzore nga arbitrat në fushë. Vonesat e krijuara sollën ankesa nga ekipet dhe kjo bëri që në Botërorin e Katarit të luheshin ndeshje deri më 12 minuta shtesë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share