Real afër Bellingham

Klubi madrilen është gati që të paguajë 150 mln Euro për kartonin e mesfushorit të Dortmund

Real Madridi ka përparuar në negociatat për të firmosur me talentin Xhud Bellingam. Mesfushori 19-vjeçar ka kontratë me Borusia Dortmundin deri në vitin 2025.

Klubi gjerman tentoi që përpara nisjes së Kupës së Botës të firmoste një kontratë të re me anglezin, ku do të përfshinte edhe një klauzolë me vlerë 150 mln Euro, por nuk ia doli.

Bellingham ka qenë një ndër objektivat kryesorë të disa klubeve europiane, si Liverpul, Junajtid dhe Ccelsi.

“Galaktikët” do të mund të sigurojnë shërbimet e 19-vjeçarit për një marrëveshje që mund të shkojë deri në 150 mln Euro, raporton sportivla spanjolle “AS”.

Vetë anglezi është entuziast për një kalim në “Bernabeu”. Ai e shikon si prestigj që të mbajë veshur fanellën e Realit, që ka 14 Liga Kampionesh dhe dominon në Europë dhe La Liga.

Një faktor tjetër që e lehtëson transferimin është marrëdhënia shumë e mirë e presidentit të ”Los Blankos”, Florentino Perez, me atë të verdhezinjve, Hans-Hoakim Vatzke.

Të dyja klubet kanë realizuar disa marrëveshje mes tyre dhe mes palëve ekziston respekti i ndërsjelltë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share