Skandal në Ministrinë e Arsimit, 8 udhëheqës shqiptarë zëvendësohen me 8 maqedonas BDI: Diskriminim i papranueshëm dhe dështim i përfaqësimit

BDI ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Ministrit të Arsimit për të zëvendësuar përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme me përfaqësues maqedonas.

Në reagimin e tyre thuhet se:

Demokracia dhe barazia etnike janë parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.

Ky veprim është një shenjë e qartë e diskriminimit etnik dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes.

Përjashtimi i plotë i përfaqësuesve shqiptarë nga këto komisione tregon jo vetëm një akt të qartë të diskriminimit etnik, por edhe dështimin e përfaqësuesve ilegjitimë shqiptarë në qeveri për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në vend.

Kjo është një goditje e rëndë për barazinë dhe përfaqësimin e drejtë të komunitetit tonë në institucionet shtetërore.

BDI do të ndërmarrë të gjitha masat politike dhe ligjore për të sfiduar këtë vendim të padrejtë dhe për të siguruar rikthimin e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të shqiptarëve, siç parashikohet nga Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit.

Ftojmë në arsye që të ndërprehet urgjentisht kjo praktikë diskriminuese, thuhet në reagimin e BDI-së. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share