Reagojnë ish-punonjësit e Higjienës Komunale: Largimi jonë është bërë për pazare politike, jo për shkak të parregullsisë tonë në punë

33 të punësuar me kontratë në vepër në Higjienën komunale janë deklaruar pas largimit të tyre nga ky institucion duke thënë se largimi i tyre ka ardhur si pasojë e pazareve politike e jo për shkak të parregullsisë së tyre në punë dhe për shkak asaj se gjoja kanë qenë të panevojshëm.

“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se largimi jonë është bërë thjesht për pazare politike, dhe jo për shkak të parregullsisë tonë në punë, e aq më pak për shkak se jemi të panevojshëm! Rregullsia jonë mund të vërtetohet lehtë nëpërmjet kamerave të sigurisë dhe nënshkrimeve nëpër listat evidentuese të punëtorëve, sa i përket sistemit elektronik qëllimisht nuk u jepen të gjithëve kartelat e nevojshme pikërisht për manipulime të këtilla! Të gjitha vendet e punës nga largimi jonë do të mbushen me militant partiak, sepse ky edhe ishte qëllimi. Sipas ligjit për sistematizim Higjiena Komunale ka edhe shumë pozita tjera bosh, veç këtyre që kanë mbetur nga largimi jonë që do të thotë se arsyetimi i drejtoreshës se ishim të parregullt dhe të panevojshëm vetëm se na hap neve rrugën ligjore për të kërkuar të drejtën tonë! Arsyetimi për mos vazhdimin e kontratave të punës për 32 punëtorët e Higjienës Komunale është edhe më indinjues, ofendues, nënçmues dhe diskriminues për ne, se sa vet fakti i mosvazhdimit të kontratave!”, thuhet në reagimin e përbashkët të 32 punonjësve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share