Reagimi i Kurtit: Dy qytetarë më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së rëndë para QKUK-së.

Kurti në Facebook ka shkruar se u shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër.

Kurti e ka titulluar reagimin e tij “Dy engjëj në qiellin e pistë”.

“Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se armiqtë e shqiptarëve do të jenë duke menduar se tani janë edhe dy shqiptarë më pak, teksa e ka quajtur të papranueshme dhe të padurueshme ngjarjen e sotme.

“Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor.  Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar tutje Kurti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share