Reagime të shumta pas planit francez për kompromis

RADEV: NJË HAP NË DREJTIM TË DUHUR

Reagime të ashpra, kryesisht në rrjetet sociale kanë vijuar pas publikimit të versioneve jozyrtare të “propozimit francez” për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, përkatësisht për heqjen e vetos për negociatat aderuese të Shkupit dhe të Tiranës me BE-në. Derisa diplomatët francezë në Bruksel refuzojnë të tregojnë zyrtarisht nëse dokumentet e publikuara janë autentike, siç lajmëron MIA, edhe në Sofje, edhe në Shkup dominojnë reagimet se “propozimi e favorizon palën tjetër”, raporton KlanMacedonia.

Kompromisi, i dizajnuar në Paris, që duhet ta zhbllokojë zgjerimin e BE-së, i cili ka ngecur në relacionin Sofje-Shkup, dokument për të cilin shumica e mediave në të dyja anët e kufirit pohojnë se “e kanë parë”, sugjeron organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së më 23 qershor, por vetëm në nivel politik. Sapo të plotësohet njëri nga kushtet kryesore të Bullgarisë – përfshirja e bullgarëve në vend si popull kushtetues, plani parashikon edhe hapjen e kapitujve të negociatave.

“Maqedonia e Veriut do të duhet të obligohet ta ndryshojë Kushtetutën në afat të shpejtë që t’i përfshijë Bullgarët në Preambulë dhe pastaj të miratojë Plan Aksional për mbrojtjen e të drejtave të tyre, në mënyrë që t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në.”

Presidenti bullgar, Rumen Radev, vlerësoi se propozimi francez është një hap përpara udhës së drejtë, por kritikoi qasjen e kryeminsitrit Petkov në gjithë situatën.

“Propozimi i presidencës franceze është një hap në drejtimin e duhur, por ka një sërë çështjesh që duhet të sqarohen përpara se të hiqet vetoja. Nuk mundet që Kryeministri të vendosë për zgjidhje të huaj, pa mendimin e tij. Ai nuk është korrier, por kryeministër.”

Propozimi franzes I mbëritur në Bullgari ka shkakutar reagime edhe në Shkup. Ishshefi i diplomacies, Nikolla Dimitrov, dyshon se propozimi francez shpie drejt zgjidhjeve të drejta.

“Përfshirja e kërkesave bullgare në procesin negociues, edhe atë në pjesën më të rëndësishme – klasteri “Fundamenti”, e lë fatin tonë në duart e Sofjes. Në qoftë se ajo nuk është e kënaqur me çfarëdoqoftë, jo vetëm me përfshirjen e Bullgarëve në Kushtetutë, do të qëndrojmë në vend ose do të na kthejnë pas.” – deklaroi Nikolla Dimitrov.

Edhe opozitarja VMRO DPMNE kërkoi që të refuzohet propozimi francez.

Propozimi francez nga ajo që u njoftua në media është një fiasko e plotë dhe realizim i të gjitha kërkesave bullgare pa asnjë garanci për Maqedoninë. Kovaçevski, në vend që të heshtë, duhet të dalë menjëherë dhe ta refuzojë propozimin që është prezantuar nga mediat. – thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga LSDM u kundërpëgjgijën se tashmë po konfirmohet se në zgjidhjen e mosmarëveshjeve me Sofjen nuk do ka bullgarizim të maqedonasve.

Këto ditë u vërtetua edhe një gënjeshtër e VMRO-DPMNE-së, asimilimi dhe bullgarizimi i maqedonasve nuk ka lidhje me realitetin, është një përpjekje e dëshpëruar e Hristijan Mickoskit për të frikësuar qytetarët. Gënjeshtrat dhe hipokrizia e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së nuk kanë fund, thonë nga LSDM.

Propozim-korniza e re, e cila i është dorëzuar Bullgarisë, përkatësisht Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin Popullor, që të hyjë në fuqi duhet të miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare, por edhe nga Maqedonia e Veriut. Në Bullgari, votimi i parë në Parlament, i caktuar për të martën, pritet të japë sqarim rreth besimit në kabinetin qeveritar të Kryeministrit Kiril Pektov. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share