Reagime për vendimin e Penales në rastin “Target – Fortesa”

Ish  kryeministri Zaev: Vendimet e gjykatave nxisin përsëritjen e veprave

Të shumta kanë qenë reagimet në opinion ndaj vendimit të gjykatës së Apelit e cila vendosi të kthej në rigjykim rastin “Target-Fortesa”, e në të cilin rast ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov ishte i dënuar me 12 vjet burg për përgjim masiv në kundërshtim me ligjin. Ish-kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se vendimet e shfuqizuara të gjykatës nënkuptojnë nxitje për të përsëritur veprimet.

“Me dy vendimet e shfuqizuara, ka një referencë të drejtpërdrejtë në kthim, ndërsa me këtë edhe përsëritje të veprimeve të shëmtuara të regjimit, dhe natyrisht aktorët e tjerë janë të motivuar të bëjnë të njëjtat veprime, të cilat shkelin masivisht të drejtat e njeriut dhe të gjitha vlerat për të cilat i gjithë kombi luftoi pak vite më parë përmes Revolucionit laraman”, ka shkruar Zaev

Për rastin përgjimeve masive ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u dënua me 12 vjet burg për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Gjykata gjithashtu dënoi me nga 15 vjet burg edhe ish shefin e drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujovski dhe punonjësin e kësaj drejtorie Nikolla Boshkoski. Ndryshe, rastin Target-Fortesa ka të bëjë me përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008-2015. Në këtë rast përveç ish kreut të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, të akuzuar janë edhe ish-ministrja e Brendshëm, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share