Vërshojnë reagimet në rrjetet sociale pas emrimit të u.d drejtorave të rinjë në Klinikat e vendit ku figuron vetëm një shqiptar. Taravari i quan qesharake reagimet e opozitës, thotë se po ndodh e kundërta, shumë më shumë shqiptar se para 4 muajve do jenë drejtor të Klinikave.
Pas emrimit të u.d drejtorë të rinj në disa Klinika në vend ku figuron vetëm një drejtor shqiptar nuk kanë të ndalur reagimet në rrjetet sociale. Më të ashpër në këtë drejtim kanë qenë reagimet nga ish bashkëpartiak të Arben Taravarit, Ilire Dauti nga opozita shqiptare në profilin e saj në Facebook duke ironizuar me emrimine drejtorëve shkruan 11 – 0 për Arben Taravarin , sipas saj, çdo ditë e më shumë po dëshmohet se përse Aleanca duhej të mbetet me Shqiptarët.
“Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot emëroi 11 ud drejtorë në klinika dhe institute universitare. Prej tyre 10 janë maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar. Vasaliteti s’vlen, ai ka çmim të shtrejnt!”, shkruan Dauti.
Reagimet e opozitës shqiptare Arben Taravari i quan qesharake, sipas tij, përfaqësimi i shqiptarëve me Vlenin në qeveri do të jetë më i madh se sa ka pasur qeveria paraprake. Ai theksoi se emrimi i drejtorëve është bërë në bazë të profesionalizmit të tyre.
”Më duken qesharak sepse nuk më duken serioz. Në ato klinika ne i zgjedhim të gjithë kuadrot të cilët janë profesionist. Kemi në klinika ku drejtorë janë shqiptarë, diku janë maqedonas, diku janë turq. Unë mendoj se na duhen drejtor të cilët janë menaxhues të mirë dhe janë të suksesshëm si kuadër dhe unë nuk besoj se përqindja e drejtorëve shqiptarë tash është më pak se sa më parë. Bile mund të them me plotë përgjegjësi se është shumë më shumë se sa ishte para 3-4 mujash” – tha Taravari.
Këto janë emrat e kudrit të ri në institucionet shëndetësore publike:
Klinika Universitare për vesh, hundë dhe fyt – Igor Kamshikoski
Klinika Universitare për Dermatologji – Katerina Damevska
Instituti Universitar i Radiologjisë – Sonja Nikolova
Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Irena Aleksioska-Papastiev
Klinika Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Çrregullime Metabolike – Taner Hasan
Klinika Universitare për Psikiatri –Slavica Arsova-Haxhiangelkovska
Klinika Universitare për Gastroenterohepatologji – Meri Trajkovska
Klinika Universitare për Nefrologji – Nikolla Gjorgievski
Klinika Universitare për Reumatologji – Emilia Sandevska
Klinika Universitare për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim – Zlate Mehmedoviq
Klinika Universitare për Sëmundjet Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Nebojsha Nastov
Spitali i Përgjithshëm “Dr.Ferid Murad” Gostivar – Argjent Muça.
Ndërkaq, në seancën e fundit të qeverisë, qeveria mori vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore. /tvklan.mk/