Reagime pas anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë – Shqipëri

OPOZITA: ANULIMI I MBLEDHJES SË PËRBASHKËT, LAJMI I KEQ PËR SHQIPTARËT

Përgatitjet për mbledhjen e përbashkët shkuan huq.

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama anuloi 14 orë para mbledhjen e përbashkët të dy qeverive për sic ka thënë agravimit të Kosovës me Bashkësinë ndërkombëtare.

Lajm të keq për shqiptarët e konsideron opozita anulimin e kësaj mbledhje duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolim.

Të duhur e konsideron veprimin e kryeministrit Rama deputeti I PDK-së Hisen Berisha.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinajka thënë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti, është urgjencë kombëtare.

Pas konferencës së kryeministrit Rama ku kumtoi lajmin për anulimin e kësaj mbledhje nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Kurti.

Nga  zyra e tij një ditë më parë kanë thënë se janë qytetarët ata që do të humbasin më së shumti nga anulimi I kësaj mbledhje ndërsa është hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share