Me iniciativën e Seksionit të Gazetarëve Sportiv, që është pjesë e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, SHGM ka reaguar ashpër ndaj sjelljeve vulgare të tifozëve të RK Eurofarm Pelister, të cilët me një slogan skajshmërish t nënçmues tentuan ta degradojnë një koleg komentator nga televizioni maqedonas
Përkatësisht, gjatë gjithë ndeshjes në Manastir ndërmjet Eurofarm Pelisterit dhe Vardarit, një grup i tifozëve të papërgjegjshëm në njërën nga tribunat mbajtën një pankartë të pahijshme, duke iu referuar kolegut Jugosllav Kostovski.
Seksioni i gazetarëve sportivë në SHGM shpreh revoltën ndaj tifozëve, por edhe ndaj mikpritësit të derbit të madh të hendbollit KH Eurofarm Pelister sepse drejtuesit dhe personat përgjegjës për organizimin e ndeshjes patën një hyrje, dy pjesë të lojës, një pushim dhe dy orë të tëra për të reaguar dhe për të hequr pankartën ose ata që e promovuan në vend të dukshëm, por nuk e bënë këtë.
Përleshjet e pista të tifozëve me gazetarët dhe mostrajtimi i tyre nuk janë të panjohura në sportin tonë, por sigurisht nuk janë mënyra se si janë ndërtuar skuadrat e mëdha sportive evropiane. Me vetë faktin se Eurofarm Pelister është kampioni ynë në hendboll për meshkuj dhe pjesëmarrës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, i vë qytetarët e Manastirit në një situatë ku e kanë për detyrim ta bëjnë këtë trajektoren e tyre të zhvillimit, e cila, nga ana tjetër, do të thotë qëndrim korrekt ndaj gazetarëve nga ndeshjet si në skenën vendase, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.