Reagim i Ministrise për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive për largimin e 32 puntorëve nga Higjena Komunale

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i përgënjeshtron pohimet se të punësuarit nga NP “Higjiena Komunale – Shkup” që janë larguar nga puna, janë punësuar sipas Programit K5, Programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjegjësisht ajo që është lëndë e reagimit tonë.

Në mënyrë plotësuese, ju njoftojmë se plani për shpërndarjen e të punësuarve sipas Programit K5 është realizuar me sukses.

Sipas këtij plani të përgatitur nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shpërndarë gjithësej 1.349 nëpunës administrativ, prej të cilëve për 1.023 nëpunës administrativ transferi është realizuar, ndërsa për 137 nëpunës tjerë administrativ procedura është në vijim e sipër.

Gjithashtu, Ju informojmë se për 162 nëpunës administrativë marrëdhënia e punës është ndërprerë për arsye të ndryshme, pra pension, dorëheqje nga punonjësi ose punëdhënësi etj.

Pra, mbeten edhe 27 nëpunës administrativë të cilët janë në fazën e shpërndarjes varësisht nevojave të institucioneve dhe në korrelacion me aftësitë e tyre të punës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share