I akuzuari Vlatko Keshishev i ka dërguar policët në vendin ku është varrosur e vrara Vanja Gjorçevska, dëshmoi Muzafer Karishiq, i cili në momentin e vrasjes ishte ndihmës shef i SPB Shkup për çështje penale, në seancën e sotme për gjykimin për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 77-vjeçarit Pançe Zhezhovski.
– Vlatko Keshishevin e gjetëm përmes “Reno Kangu” dhe biseduam me të. Në një sërë rrethanash të çuditshme, ai vetë filloi të thoshte se ishte një person i keq, se ishte çnjerëzor, ai aludonte për diçka. Në një moment tha se do të më çonte në një vend, të më tregonte diçka, donte të shkonim vetëm, nuk donte të shkonim me shefat e tjerë, donte tw shkojmw vetwm unw edhe ai , më tha “Nëse Palço e merr vesh, do të më vrasë”. U nisëm, na çoi te vendi ku ishte djegur vetura Citroën. Ai po hamendej nëse do të thoshte edhe dicka apo jo. Ndaj në një moment tha “hajde të nisemi nga rruga e zezë”. Kemi vozitur sipas drejtimeve të tij, jemi ngjitur 200-300 metra, ai më tha “ndal”. Ishte një hapësirë e gjerë. Ai donte të thoshte dicka po kishte frige dhe nw nje moment mw tha “hajde le të jetë” dhe me kokë tregoi drejt jastëkëve dhe dyshekëve të shpërndarë. As me dorë nuk donte të tregonte, me kokë tregoi jastëkët. Ai tha: “Unë isha duke qëndruar anash”. I hoqëm jastëkët, më tha “aty wshtw vajza që kërkoni”. Gërmuam derisa pamë hundën, vetullën dhe njërën këmbë dhe ndaluam. E pyetëm se kush, tha “Palço, e morën dhe e hodhën këtu, dhe unë qwndroja anash”.
Në seancën e sotme të gjykatës për rastin e vrasjes së vajzës së mitur Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskin, ndihmës shefi i SPB-së Shkup, Muzafer Kalishiq, dëshmoi edhe për takimin e tij të parë me prindërit e Vanjës.
Muzafer Kalishiq -ndihmës shef SPB Shkup
-Ai përsëriste vazhdimisht se ne po humbnim kohë sepse Vanja u rrëmbye dhe u vra. Kur e pyetëm pse mendonte kështu, ai dha përgjigje konfuze. Kur e pyetëm nënën pse ishte i tillë, ajo nuk kishte përgjigje.
Dëshmitar i dytë në seancën e sotme për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovski ishte Riste Samarxhiev, ish-shef në SPB Veles. Samarxhiev shpjegoi se fal bashkwpunimit me operatorin A1 kanw arritur të përcaktonin vendndodhjen e telefonit të Pançes. Ai e shpjegoi rastin, fillimisht duke thëne se kishte kontakt vetëm me Velibor Manev. Manev i kishte thënë shefit të policisë se ishte përgjegjës për vrasjen e Vanjës, pastaj na tregoi vendin se ku ishte varrosur edhe trupi i Pançes ka deklaruar Samarxhiev. /tvklan.mk