Prokuroria Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër Lupço Palevskit për vrasjen dhe rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Penale – Shkup.
Prokurori Publik ka dorëzuar edhe propozimin për zbatimin e procedurës së përbashkët kundër Palevskit dhe katër personave tjerë që paraprakisht ishin akuzuar.
Bëhet fjalë për Bore Videvskin, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov për vrasje dhe dy vepra penale – rrëmbim.
I ati I Vanjës Aleksandar Gjorgievski është akuzuar për rrëmbimin. Gjykimi pritet të nis së shpejti.
Sipas Prokurorisë, të akuzuarit bashkërisht kishin planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares me qëllim të përfitimit të parave nga një anëtar I familjes së saj të ngushtë.
Aktakuza përmban edhe propozimin për vazhdimin e paraburgimit për Palevskin, I cili ishte ekstraduar në vend pas arratisjes në Turqi.