Rasti ”Stojçe”: NP ”Rrugët shtetërore” nuk e di si të veprojë?

E VENDOSËN NË VEND JOADEKUAT PËR PUNË, E HUMB SHIKIMIN

U paraqit në konkurs special të Ministrisë për punë dhe politikë sociale për punësimin e 30 personave me nevoja të veçanta. U punësua si dispeçer dhe ishte i angazhuar që të përgjigjet në thirrje telefonike tek Rrugët e Maqedonisë. Dhe gjithçka ishte në rregull deri aty, derisa nuk filluan t’ia ndryshojnë vendin e punës, raporton Klan M.

”Kjo ishte në vitin 2014, data 1 nëntor. Deri në vitin 2016 isha në këtë vend të punës e më pas me transferuan në video mbikëqyrje si kontrollor tek pikat e pagesës. Pas 3 muajve mu zvogëlua të pamurit dhe më pas pasi ata e dinin se kam problem me shikimin dhe me vendosën në vend monitorit një televizor 40 inç edhe pse nga mjeku e kisha të ndaluar të shfrytëzoj këtë lloj të pajisjeve elektronike” – deklaroi Stojçe Ivanovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më pas pati edhe ndërhyrje kirurgjikale. E për gjendjen e tij shëndetësore e informoi edhe institucionin ku punonte, e nga Rrugët e Maqedonisë, në vend se të tregojnë mirëkuptim, ia vështirësuan punën edhe më shumë.

”Tash kur isha në intervenim më të fortë, me laser më të fortë, më ndihmoi mirë mjekeje. Për syrin e djathtë nuk kishte shpresa se do të shoh, filloja të shikoj edhe atë 0.3 ma kthyen shikimin. Dhe atë kohë më thanë, telefon jo, dioptri jo, kompjuter dhe gjëja të ngjashme do të evitosh nëse dëshiron të vazhdosh të shikosh. Kur ma thanë këtë mjekët, isha tek drejtori dhe kërkova që të më ndryshohet vendi i punës sepse ekzistonte rreziku për prishjen e shëndetit dhe ai më tha se do të flas me udhëheqësen e sektorit juridik dhe do të më tregojë. Kjo ishte në vitin 2016, në mars, prill diku. Deri në vitin 2017 nuk ma ndërruan vendin e punës, e më pas më transferuan në tek pjesa e dhënies se lejeve për transport të lehtë. Si referent për dokumente. Edhe për këtë vend pune isha i detyruar të përdor thjerrës zmadhuese që të lexoj”

Në vitin 2017 erdhi drejtori i ri dhe i premtoi se do ti jap një zgjidhje optimale, vend pune ku ai do të mund të punojë. Por…

”Punëtorja e kafenesë shkoi në pushim, më thonë: Stojçe duhesh ta zëvendësosh. Mirë thash. Punoja në kuzhinë, përgatisja kafe si shankist, si kamerier shërbeja dhe në fund i laja enët. Pas kësaj i rregullonin ashensorët. Më futën edhe në sektorin juridik dhe isha si ndërrim në arkiv” – tha Ivanovski.

Me storjen e Stojçe Ivanovskit e njoftuam publikun edhe mbrëmë, e sot erdhi edhe reagimi nga Rrugët e shtetërore. Ato para 1 muaji, kanë kërkuar nga Ministria e Punës dhe politikës sociale sugjerim se si të veprojnë në këtë rast.

”Duke e pasur parasysh se tek i punësuari është konfirmuar invaliditet i kategorisë së parë dhe duke e pasur parasysh se i njëjti jeto në Tetovë dhe çdo ditë udhëton në relacionin Tetovë-Shkup dhe duke e pasur parasysh se ai nuk mund të udhëtoj i vetëm, ju lutemi që të na jepni sugjerime për veprim të mëtutjeshëm, gjegjësisht çfarë të bëjmë tek ndërmarrje publike në rastin konkret” – thonë nga NP ”Rrugët shtetërore”.

Derisa Stojçe po tregonte rrëfimin e tij baba i tij nuk mund ti mbante lotët. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share