Rasti “Sofijanova”: Edhe 48 orë vendimi (VIDEO)

REVIZIONI PARA QEVERISË, KOVAÇEVSKI VENDOS PËR FATIN E DREJTORËVE 

15 ditë pasi Klan Maqedoni publikoi detaje që hapin dyshime se është keqpërdorur kujdestaria nga drejtoresha e Klinikës për fëmijë për të përfituar financiarisht, erdhi më në fund reagimi konkret nga ekzekutivi.

”Me siguri nëse evidentohet në bazë të raporteve se ka keqpërdorime dhe ka pas  keqpërdorim në praktimin e marrëveshjes kolektive gjithsesi që pritet edhe shkarkime të drejtorëve” – tha Bekim Sali.

”Në bazë të atij raporti, besoj që në 48 orët e ardhshme do të mund të merrni përgjigje në pyetjen tuaj” – tha Kovaçevski.

Edhe pse Kryeministri ka kërkuar raport për dy klinika, Ministri Bekim Sali, thotë se ka përgatitur raport për 12 klinika. Detaje para se ta prezantojë raportin para Qeverisë nuk deshi të jep, por në mes të rreshtave la të kuptohet se ka keqpërdorime.  

”Deri në sqarimin e situatës së përgjithshme për respektimin e marrëveshjes kolektive, por edhe praktikat të cilat për fat të keq në disa institucione nuk janë respektuar. Kryeministri ishte shumë i interesuar për dy klinika, mirëpo ne, ashtu siç kam premtuar edhe më herët do ta revidojmë punën e të gjitha klinikave. Duke filluar nga Qendra Universitare Klinike “Nënë Tereza” dhe pastaj kalojmë në fazën e dytë që ka të bëjë me të gjitha institucionet shëndetësore publike. Unë sot do ti dorëzoj raportet për 12 klinika. Në bazë të raporteve do të mirën vendimet e mëtutjeshme” – tha Bekim Sali.

Dy javë më herët opinioni u njoftua me detajet të cilat tregonin se drejtoresha e Klinikës për fëmijë edhe pse ka qenë në Slloveni, është paguar në Maqedoni për kujdestari. Paga mujore e Sofijanovës, arrinte deri në 5000 euro, e ky rast ishte si shkas që të kërkohet revizion të jashtëzakonshëm edhe në klinikat tjera. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share