“KULTURA RINORE VIOLENTE PASOJË E DHUNËS SË MASIVIZUAR”
Kultura rinore violente vjen si pasojë e dhunës së masivizuar dhe të mediatizuar në mënyrë ekstreme të shndërruar në pjesë të pamësisë sonë të përditshme – thotë për KlanM, sociologu Ali Pajaziti i cili shton se agresiviteti i të rinjve e deri tek përdorimi i armëve siç ishte rasti i të riut në Serbi, vjen si pasojë edhe e shkëputjes së lidhjeve mes brezave gjyshërit-nipat që dikur i edukonin fëmijët me rrëfime të kuptimta dhe urtësi.
“Tradita e familjes së shëndoshë e raporteve të mira dhe mirëfillta mes brezave është duke u zbehur dhe duke u humbur, fëmijët tanë nuk rriten me përrallat dhe rrëfimet e gjyshërve të cilët duke i përkëdhelur kanë mbjellë ndjenjën e dashurisë, afërsisë, respektit, të butësisë dhe vlera tjera të cilat i duhen njeriut për të qenë njëri dhe të mos shndërrohet në mostër’ – tha Ali Pajaziti, sociolog.
Ndërsa psikologu Lulzim Murtezani, sic njofton KlanM, thotë së rasti që ndodhi në Serbi na bën të ditur që në këtë kohë të globalizimit kemi nevojë për shumë trajtime në fushën e shëndetit mental si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit.
“Për të ushtruar një akt të dhunës do të kisha veçuar 3 faktorë kryesor, i pari është ajo se çka sot fëmijët sot shohin, çka përcjellin fëmijët në rrjetet sociale, në mediumet dhe programet televizive, 1:59 e dyta ka të bëjë me atë se çfarë përvoje kanë fëmijët, fëmijët e frustruar, përjashtuar nga shoqëria dhe momenti i tretë me bërthamën e personalitetit” – tha Lulzim Murtezani, psikolog.
Për momentin, sic percjell KlanM, në Maqedoninë e Veriut vijon procedura për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për armë.
Në vendin tonë ekziston evidenca se kush posedon armë, por jo edhe vlerësimi për armët e jashtëligjshme. Sipas një hulumtimi të vitit 2019 të organizatës “Small Arms Survey“, sic percjell KlanM, qytetarët e Maqedonisë së Veriut posedojnë 621.000 copë armë, prej të cilëve 169.687 janë të regjistruar kurse 451.313 të paregjistruar. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri