Rasti “Monstra” – Avokati i të akuzuarve, Naser Raufi: Jo të amnistohen, por të lirohen

Në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin sonte po diskutohet për propozim ligjin për amnisti të dorëzuar së fundmi në Kuvend nga ana e qeverisë dhe i përpunuar nga Ministria e Drejtësisë. Naser Raufi, avokati njohur nga Shkupi, i cili njëkohësisht është edhe avokat i disa prej të dënuarve në rastin “Monstra”, shprehet se ky propozim i përfshin edhe dy nga të dënuarit e kësaj lënde. Megjithatë, sipas Raufit, të dënuarit për vrasjen në Liqenin e Smillkovës duhet të lirohen menjëherë, pasi janë të pafajshëm dhe se faktet për këtë, sipas tij, janë të qarta.

“Kjo është një paradoks aq i madh se këto duhet jo të amnistohen, por duhet të lirohen. Me abolicion, menjlherë duhet të lirohen. Nuk e them këtë si avokat i tyre sepse avokati mund të jetë subjektiv, por vetë grupi i ekspertëve në lëndën e ‘Monstrës’ e ka thënë këtë punë”, tha mes tjerash Raufi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share