Rasti me mjekun Arben Hudi/ MSH: Bëhet fjalë për skadim, jo ndërprerje të kontratës

Ministria e Shëndetësisë përgenjështron akuzat e mjekut Arben Hudai i cili ditë më parë njoftoi se i është ndërpre kontrata e punës për arsye politike. Nga ky institucion njoftojnë se Hudait i ka skaduar kontrata e nuk bëhet fjalë për ndërprerje.

Bëhet fjalë për skadim të kontratës dhe jo ndrëprerje të saj. Kështu përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me akuzat të cilat i bëri mjeku Arben Hudi, I cili disa ditë më pare njoftoi se i është ndërprerë kontrata e punës për arsyeje politike nga Ministri Arben Taravari.

Në përgjigjen dwrguar Klan Maqedoni nga Ministria e Shëndetësisë thonë:

“Sipas informacioneve nga Spitali Klinik në Tetovë, bëhet fjalë për përfundimin, përkatësisht skadimin e kontratës së fizioterapistit, i cili disa herë i është vazhduar.Pra, theksojmë se kjo është një kontratë e skaduar, jo e ndërprerë. Pretendimet për çdo ndarje mbi çfarëdo baze janë krejtësisht të rreme. Cilësia dhe ekspertiza e stafit është imperativi ynë.”

Kujtojm që mjeku Hudi ditë më parë reagoi përmes rrjetit socijal në facebook, ku ndërprerjen e kontratës e quajti hakmarrje politike nga ana e ministrit Taravari.

“ Këtë e kam peshqesh prej Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, pa ndonjë arsye konkrete profesionale, pa ndonjë shkelje në punë, pa ndonjë vërrejtje, por mbetet vetëm arsye politike”, kishte shkruar mes tjerash nw reagimin e tij mjeku Hudi.

Për largimin si hakmarje politike, kishte reaguar edhe deputetja Ilire Dauti e cila kërkoi dorëheqjen e Ministrit Taravari dhe theksoi se mjeku Hudi është larguar nga puna vetëm se është bashkëshort I ish deputetës së Ziadin Selës Artina Qazimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share