Komisioni për paranadlimin e Korupsionit në vend ende është duke grumbuluar dokumentacionin e nevojshmë rreth rastit me emrimin e Bojan Hriustovskit për drejtor në Agjensinë e Sigurimit Kombëtarë. Në jë deklarat me shkrim për Klan Maqedoni Komisioni thotë se lënda është hapur për rastin e Hristovskit dhe opinioni do të njoftohet me vendimin e tij
“Ju njoftojmë se në kuadër të rastit të konstatuar po ndërmerren hapat për mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm për konstatimin e gjendjes faktike në rastin konkret. Pas konstatimit të gjendjes faktike do të merret vendim në mbledhje publike, e cila do të publikohet në ueb faqen e Komisionit për Parandalimin e Korruspionit”, thuhet në përgjigjen e këtij organi.
Nga Propkuroriaa Publike kanë njoftuar se nëse Komisioni Kundër Korrupsionit nuk e përfundon hetimin rreth rastitit kundër drejtorit të sapoemëruar të Agjencisë për Siguri Kombëtare Bojan Hristovski, brenda një afati të aduhet të hetojë provat për falsifikimin e certifikatës së Hristovskit për dhënien e provimit për njohjen e gjuhës angleze TOEFL. Nëse dyshimet vërtetohen, atëherë do të hapet një hetim paraprak dhe Prokuroria do të kërkojë prova me ndihmën juridike ndërkombëtare nga kolegët nga Bullgaria, pra do të bashkëpunoj me prokurorinë atje.
Ndryshe mediat në vend publikuan se ka pasur disa raste më herët për të cilët padi ka ngritur vetë MPB kur persona të emruar kanë paraqitur sertifikatë të njejtë si Bojan Hristoivski dhe perosnat janë dënuar nga gjykatat. Edhe ata Certifikatat e falsifikuara I kanë paraqitur se I kanë mar në Plovdiv të Bullgarisë njëjtë sikur drejtoi aktual I Agjencisë për Siguri Kombëtare.
Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Sevdije Koxha, ishte dënuar me dy vjet burgim me kusht me pranim fajësie, pasi ka dorëzuar një certifikatë false të njohjes së gjuhës angleze nga Bullgaria dhe është bërë drejtoresh me të. Certifikata angleze për të cilën u dënua Koxha është nga i njëjti person juridik Julia Co. LTD nga ku njeriu i parë i ANB Hristovski ka diplomë për njohjen e gjuhës angleze. Në biografinë e Hristovskit, e publikuar kur ai aplikoi për asistent në Fakultetin e Sigurisë, është shkruar emri i shkollës që i ka dhënë certifikatën.
LSDM edhe sot ka kërkuar nga Prokuroria të veprojë dhe të hapë hetime për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtorit të ri të ANB-së
“Pasi Mickoski rrëmbeu ANB-në, skandali me emërimin e paligjshëm të drejtorit po bëhet më i madh. Dy drejtorë të institucioneve publike janë dënuar me kusht për shkak se kanë paraqitur certifikatën TOEFL të lëshuar nga kompania ‘Julia CO LTD’ nga Plovdivi i Bullgarisë. Është nga i njëjti vend dhe nga i njëjti person juridik nga është vërtetimi i drejtorit të ANB-së, Bojan Hristovski. Për rastet me dy institucionet e drejtorive kanë vepruar dhe nuk kanë pritur as Komisionin për Antikorruspion e as të presin dikush publikisht tju bëj thirrje, MPB ka bërë kallëzim penal dhe personat janë dënuar”, thonë nga LSDM.
A do të veprohet edhe në rastin e Bojan Hristovskit njësoj si me drejtorët e emëruar më herët mbetet të shofim. /tvklan.mk/