Rasti “Llaskarca”: Ende nuk ka përfunduar superekspertiza

EKSPERTËT: PO PUNOHET NË MËNYRË AKTIVE NË LËNDËN

Epilogu gjyqësor për aksidentin tragjike në Llaskarcë, ku akuzohen gjashtë persona, ende pret superekspertizën, e cila për muaj të tëra, ende nuk ka arritur të përfundojë analizën e materialeve. Nga Gjykata Penale Shkup thonë se, lënda është ende në Byronë e Ekspertizave Ligjore. Ndërkohë, nga grupi i ekspertëve që po merren me superekspertizën, u përgjigjën për Klan M, se po punohet në mënyrë aktive në këtë lëndë, por për shkak se ka shumë materiale, nuk mund të parashikojnë se kur do të përfundojë superekspertiza.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Po punohet në mënyrë aktive në lëndën nga ana e ekipit prej shtatë ekspertëve nga fusha e trafikut dhe inxhinierisë mekanike, por duke pasur parasysh vëllimin e materialeve të përfshira në procesverbalet gjyqësore, koha e nevojshme për analizë të procesverbaleve nga ana e ekipit të ekspertëve dhe aktivitetet që dalin nga vet analiza, në këtë fazë nuk mund të parashikohet me siguri afati për përgatitjen përfundimtare të superekspertizave të kërkuara”, deklaruan nga Ekipi i ekspertëve.

Pas përfundimit të superekzpertizës do të përmbyllet procedura e dëshmive dhe lënda do të kalojë në fazën e fjalëve përfundimtare dhe aktgjykimit.  Gjykimi për rastin “Llaskarcë” ka filluar në shtator 2019 dhe për të janë zhvilluar mbi 100 seanca gjyqësore .

Në këtë lëndë të akuzuar janë shoferi i autobusit, Manuel Trifunovski, udhëheqësi i parkut vozitës së “Durmo Tours” Remzi Miftari dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik në Gostivar – Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, si bashkëpunëtor në falsifikimin e të dhënave për rregullshmërinë e autobusit që u aksidentua. Ndërkaq, pronari i kompanisë, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në kompani Miftari dhe shoferi i autobusit, Trifunovski, ngarkohen për kryerjen e veprave të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik,

Kujtojmë se, më 13 shkurt të vitit 2019, si pasojë e aksidentit tragjik në fshatin Llaskarcë, humbën jetën 16 persona, ndërsa 35 të tjerë kishin lëndime të rënda./KlanMacedonia/

Gazetare: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share