PACIENTI 42 VJEÇAR NGA VELESI NË GJENDJE STABILE
Gjatë këtij muaji shënohet rasti I tretë i infektimit me ethet kongo-krime në vendin tone, njofton KlanM.
Bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi i moshës 42-vjeçare. Sipas Institutit për Shëndet Publik, pacienti është shtruar në Klinikën Infektive dhe gjendet në situatë stabile.
“Në orët e vona të natës më 12.08.2023, Reparti për epidemiologji të sëmundjeve ngjitëse pranë ISHP – RMV është njoftuar përmes telefonit për rezultat pozitiv të etheve hemoragjike kongo-krime nga testet e bëra të materialeve të marra nga Klinika Infektive. Fillimi i simptomeve me temperaturë të lartë 38, kokëdhimbje, dhimbje nëpër trup dhe djersitje masive, është 5 ditë para kontrollit në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit” – thonë nga ISHP.
Paraprakisht, sic njofton KlanM, infektimi nga ky virus ishte I kobshëm për jetën e një gruaje 27-vjeçare nga rrethi i Shtipit. Prej saj u infektua edhe një e punësuar në klinikën infektive, të cilës, simptomet iu paraqitën në ditën e 9-të nga izolimi. Pacientja, sic percjell KlanM, tashmë disa ditë shërohet me ilaçin “Ribarivin” që është marrë jashtë vendit kurse shfrytëzohet gjatë pasqyrës së rëndë klinike të sëmundjes.